Lajme
Parada e Krenarisë| Këta janë deputetët që votuan pro e kundër Projektkodit Civil
Demokracia
10:43 | 09 Qershor 2022

Share:

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ do të marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet, edhe në familje”.

Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedrales dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit, përcjell Demokracia.com.

Ligjvënësit në mars të këtij viti kishin sjell në Kuvend, Projektkodin Civil, por ai nuk mori mbështetje.

Pika që deputetët kishin mospajtime ishte neni që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin abstenuar.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Pro Projektkodit Civil votuan:

Glauk Konjufca (LVV)

Mimoza Kusari-Lila (LVV)

Vasfije Krasniqi (LVV)

Armend Muja (LVV)

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV)

Avni Dehari (LVV)

Artan Abrashi (LVV)

Fitore Pacolli (LVV)

Jahja Koka (LVV)

Haki Abazi (LVV)

Ardian Gola (LVV)

Arbër Rexhaj (LVV)

Dimal Basha (LVV)

Mirsat Shkreta (LVV)

Doarsa Kica-Xhelili (LVV)

Besim Muzaqi (LVV)

Arjeta Fejza (LVV)

Jeta Statovci (LVV)

Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV)

Gani Krasniqi (LVV)

Tinka Kurti (LVV)

Enver Haliti (LVV)

Yllza Hoti (LVV)

Agon Batusha (LVV)

Salih Zyba (LVV)

Venedis Lahu (LVV)

Kundër:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV)

Eman Rrahmani (LVV)

Burim Karameta (LVV)

Gramoz Agusholli (LVV)

Visar Korenica (LVV)

Driton Hyseni (LVV)

Fitim Haziri (LVV)

Drita Millaku (LVV)

Fjolla Ujkani (LVV)

Ekrem Mustafa (LVV)

Alban Bajrami (LVV)

Valon Ramadani (LVV)

Milazim Salijaj (LVV)

Nijazi Isaku (LVV)

Besnik Tahiri (AAK)

Time Kadrijaj (AAK)

Pal Lekaj (AAK)

Bekë Berisha (AAK)

Albana Bytyçi (AAK)

Mërgim Lushtaku (PDK)

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenuan:

Gazmend Gushinca (LVV)

Hydajet Hyseni (LVV)

Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV)

Driton Hyseni (LVV)

Ndryshe, sot Parada e Krenarisë do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme