Lajme
Paraburgimi ndaj shtetasit serb që u arrestua në Jarinjë, kishte sulmuar policinë me armë zjarri vitin e kaluar
Demokracia
21:11 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit serb me inicialet M.A., i cili u arrestua mbrëmë në Jarinjë.

I njëjti dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj zyrtarë policorë, rast ky i kryer kohë më parë.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 402 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase siç thuhet, i pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet.

“E këtë lehtë mund ta bëjë kur merret për bazë fakti se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë ashtu që do të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, po ashtu ekziston rreziku se me lënien në liri i njëjti mund të fsheh, asgjësojë, apo ndryshojë provat që duhen të merren gjatë fazës së hetimeve, andaj sipas vlerësimit të Gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurit në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale”.

Të ngjashme