Lajme
Para Vuçiqit, Kurti takon Borrellin
Demokracia
08:58 | 21 Nëntor 2022

Share:

Ka nisur takimi mes kryediplomatit Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.

Borrell mbrëmë ka deklaruar se duhet të ndodhë de-përshkallëzimi i situatës.

“Unë do të thërras nesër (sot) një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme

Të ngjashme