Lajme
Para Taravarit edhe kandidati tjetër i mbështetur nga Albin Kurti, Blerim Reka kishte humbur në zgjedhje edhe pse ishte kandidati i vetëm shqiptar
Demokracia
23:28 | 24 Prill 2024

Share:

Kandidati i “Frontit Europian” për president Bujar Osmani, ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot, ndaj Taravarit kandidatit të koalicionit VLEN.

Ai tha se dallimi ndaj kundërkandidatit të tij Arben Taravari që u mbështet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është me mbi 40 mijë vota.

Por, kjo nuk është e vetmja humbje e atyre që mbështeten nga Kurti, shkruan Demokracia.com.

Edhe një kandidat që ishte mbështetur nga Vetëvendosje  në vitin 2019, kishte dështuar keq.Blerim Reka kandidoi si i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 dhe ishte mbështetur nga Albin Kurti.

Ai nuk kishte arritur të marrë as 80 mijë vota, ndonëse ishte kandidati vetëm shqiptar në ato zgjedhje.

Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti e kishte pritur në takim Rekën dhe kishte treguar se e mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje.

Në postimin e tij, Kurti kishte treguar se me Rekën u pajtuan që është koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit.

“Sot prita Ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin biseduam për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë. U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik. Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit. Lëvizja VETËVENDOSJE! mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje”, kishte shkruar Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme