Lajme
Para takimit të Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut takon Vuçiqin
Demokracia
15:28 | 11 Prill 2023

Share:

Nevoja për t’i kthyer zotimet në veprime praktike në dobi të të gjitha komuniteteve është theksuar nga Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh gjatë një sërë takimesh në Beograd.

Në një komunikatë për media thuhet se Ziadeh u takua me liderët politikë gjatë konsultimeve të saj të rregullta gjatë dy ditëve të fundit, përpara takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Tutje thuhet se shefja e UNMIK-ut u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më herët sot për të diskutuar çështjet aktuale, përfshirë zhvillimet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Të ngjashme