Lajme
Para takimit të Brukselit, Kurti takon ambasadorin francez
Demokracia
20:49 | 13 Shtator 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ata kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë që do të mbahet nesër në Bruksel.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti dhe diplomati francez kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt si dhe pa kushte të Marrëveshjes bazike dhe Aneksit të saj.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, ka njoftuar Kryeministria.

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë nesër takim në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme