Lajme
Para se të bëhej president, Begaj dha dorëheqje nga shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Demokracia
23:59 | 04 Qershor 2022

Share:

Shqipëria ka presidentin e saj të ri.

Në krye të shtetit shqiptar erdhi Bajram Begaj, gjeneralmajor, ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë, ku 78 votuan pro, katër kundër dhe një abstenim.

Kundër votuan deputetët opozitarë, pasi që sipas tyre socialistët shkelën rregulloren, duke kandiduar një ushtarak në detyrë aktive për një post udhëheqës.

Begaj u propozua për president nga Partia Socialiste, shkruan tëvë1.

Kjo ishte hera e katërt që u provua të zgjidhej presidenti i ri i Shqipërisë.

Tre herët e tjera, më 16, 23 e 30 maj, dështuan pasi që nuk kishte një kandidat zyrtar, pasi asnjë grup parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzoi kandidatura.

Begaj është pasues i Ilir Metës që detyrën do ta dorëzojë më 24 korrik.

Të ngjashme