Sport
Para ndeshjes me Qipron, lojtarët e Kosovës stërviten sërish në “Fadil Vokrri”
Demokracia
12:12 | 30 Maj 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Qipron.

“Dardanët” u stërvitën në mëngjesin e së hënës në një ambient me kushte shumë të mira klimatike nën urdhra e trajnerit Alain Giresse dhe stafit të tij teknik, raporton KosovaPress.

Yjet si Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica ishin në formë dhe disponim shumë të mirë, ashtu sikur edhe i gjithë grupi.

Me Qipron, Kosova do të ballafaqohet më 2 qershor në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024