Para takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me Komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, për të folur lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit.
Sarrazin ka thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në objektet komunale.
“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me @EULEXKosovo #KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, ka shkruar Sarrazin.
Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar menjëherë marrëveshjet e arritura.
“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi të plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun në përpjekjet e tij”, thuhet tutje në postimin e tij.
In #Kosovo to assess situation, speaking to @EULEXKosovo, #KFOR, Kosovo gov, Kosovo-Serbs in #Mitrovica. We condemns Kosovo’s decision to force access to municipal buildings in north & the violent reactions to it.
(1/2) @eu_eeas@AuswaertigesAmt@MiroslavLajcak pic.twitter.com/lj0bdrUvqf— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 27, 2023