Skuadra e Feronikelit e ka nisur ditën e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar, duke bërë homazhe të dëshmori Rexhep Rexhepi, shkruan Demokracia.com.
Rexhepi që ishte futbollist i “Niklit” njëherësh edhe kapiten i skuadrës ra në luftën e lavdishme për lirinë e vendit.
Postimi i FC Feronikelit:
Homazhe në nderim të kapitenit legjendar Rexhep Rexhepi
Gjatë ditës së shtunë, KF Feronikeli ka nderuar kapitenin legjendar, Rexhep Rexhepi, me homazhe te varri i tij, në nderim të 23 vjetorit të rënies së lavdishme të tij.
Rexhepi u vra nga forcat serbe, por shpirti dhe kujtimi për të vazhdojnë të jenë gjithmonë me ne, si bazë e fortë e asaj që është ndërtuar tani.
Ne si klub, shpresojmë që ai të jetë krenar me trofetë që janë ngritur, e qëndrojnë në stadiumin ku mban emrin e madh Rexhep Rexhepi. /Demokracia.com