Lajme
Para e kokainë fshehën në trungun e pemës, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Demokracia
09:05 | 13 Shkurt 2021

Share:

Dy shqiptarë janë vënë nën prangat e policisë italiane për drogë!

Ata kishin zgjedhur një trung peme për të fshehur kokainën që do të shitje në qytet, raportojnë mediat e huaja italiane, përcjell Demokracia.com

Ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës së fshatit Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim – tregtinë e drogës.

Zgavra e pemës u shërbeu për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe paras.

Të gjitha u sekuestruan dhe pas kontrolleve në shtëpi u gjet një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën.

Të ngjashme