Sport
“Paqe” në derbin katalunas Espanyol – Barcelona
Demokracia
23:30 | 13 Shkurt 2022

Share:

Espanyoli dhe Barcelona kanë luajtur baras 2:2 në derbin e qytetit të dielën mbrëma.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-të të elitës së futbollit spanjoll dhe u karakterizua me shumë tensione në fushë ku u ndanë edhe dy karton të kuq.

Barcelonën nga disfata e shpëtoi Luuk de Jongu që shënoi në minutën e 96-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Ndërkohë, për epërsinë e Barçës realizoi Pedri në minutën e dytë.

Shifrat në 1:1 i barazoi Sergi Darder pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Epërsinë e parë Espanyolit ia dha Raul de Tomas në minutën e 64-të, epërsi që nuk mundi ta ruajë deri në fund, pasi holandezi De Jong barazoi shifrat në kohën shtesë.

Nico Melamed i vendasve dhe Gerrard Pique i Barçës u ndëshkuan me karton të kuq në kohën shtesë të ndeshjes.

Të dy morën kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtuan.

Espanyoli zë vendin e 13-të në renditje me 28 pikë. Ndërkaq Barcelona zë vendin e katërt me 39 pikë.

Të ngjashme