Ndeshja mes Crystal Palaces dhe Manchester Unitedit është mbyllur në paqe.
Në “Selhurst Park”, Crystal Palace ishte nikoqir i “Djajve të Kuq” sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të në Premierligë u mbyll baras pa gola.
Përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, në fund rrjetat mbetën të paprekura.
Pas 27 javësh, Manchester Unitedi mbetet në vendin e dytë me 51 pikë të tubuara.
Kurse, Crystal Palace në vendin e 13-të me 34 pikë. /Demokracia.com