Futbollisti kosovar, Leart Paqarada ka lënë gjurmë në pjesën e parë të takimit St.Pauli – Ingolstadt.
Skuadra e tij, St.Pauli ndodhet në avantazh 1-0 kur ka përfunduar pjesa e parë e takimit, shkruan Demokracia.com.
Leart Paqarada ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Zander në minutën e 34-të.
Përballja i takon xhiros së shtatë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
26-vjeçari pas shtatë ndeshjeve të para ka regjistruar një gol dhe një asistim. /Demokracia.com