Lajme
Papunësi e madhe| Për 150 pozita në KEK aplikojnë rreth 5 mijë qytetarë
Demokracia
20:15 | 01 Prill 2022

Share:

Për 150 pozita në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë aplikuar 4 mijë e 668 qytetarë.

Këto shifra tregojnë se kosovarët janë duke u përpallur me papunësi, ani pse kryeministri Albin Kurti, ka thënë se për një vit janë regjistruar 25 mijë e 200 vende të shtuara të punës.

“Prej shtatorit 2020 deri më shtator 2021 janë 25 mijë e 200 më shumë vende pune të regjistruara prej të cilave 10 mijë janë si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike. Janë vende të punës të shtuara. Numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020-2021 janë 25 mijë e 200, realisht janë më shumë por ne po e heqim këtë punësimin artificial pra kohën e zgjedhjeve”, kishte thënë Kurti në RTK.

Ndërsa nga KEK kanë dhënë detaj e lidhur me rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Në njoftimin e KEK thuhet se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, sot janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita, përcjell Demokracia.com.

“Të gjithë kandidatët janë njoftuar me rezultatin përfundimtar (pavarësisht a janë pranuar apo jo).Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit, ndërsa për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Publikohen rezultatet për 128 pozita

Korporata Energjetike e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, sot janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita.

Të gjithë kandidatët janë njoftuar me rezultatin përfundimtar (pavarësisht a janë pranuar apo jo).

Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit, ndërsa për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt./Demokracia.com/

Të ngjashme