Lajme
“Papajtueshmëria” – Çfarë thotë neni 72 i Kushtetutës, LDK paralajmëron kallëzim penal
Demokracia
11:09 | 23 Prill 2025

Share:

Neni 72 i Kushtetutës – LDK-ja po i referohet “papajtueshmërisë” së funksioneve.

Lidhja Demokratike e Kosovës po i referohet nenit 72 të Kushtetutës së Kosovës për të kundërshtuar kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Ky nen thotë se:

“[Papajtueshmëria] Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.” – thuhet në nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës, të cilit po i referohet sot LDK-ja, pas dështimit të seancës konstituive, transmeton Klankosova.tv.

LDK-ja thekson se kjo dispozitë është shkelur dhe paralajmëron kallëzim penal ndaj deputetëve që, sipas tyre, nuk e kanë respektuar këtë nen.

Të ngjashme