Lajme
Papa mbështet thirrjet për armëpushim të Pashkëve Ortodokse
Demokracia
16:59 | 24 Prill 2022

Share:

Papa Françesku iu bashkua të tjerëve në thirrjen për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse – që është një ngjarje e rëndësishme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.

Duke folur para besimtarët katolikë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë “për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”.

Luftimet filluan dy muaj më parë – por “në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar”, komentoi Françesku.

OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë rritur gjithashtu thirrjet për një armëpushim, transmeton BBC.

Të ngjashme