Lajme
Papa Françesku telefonon presidentin e Ukrainës
Demokracia
22:14 | 26 Shkurt 2022

Share:

Papa Françesku ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Lajmin e bëri të ditur ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë (Vatikan).

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell CNA.al.

Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky në Twitter.

Të ngjashme