Papa Françesku është parë për herë të parë duke lëvizur me karrocë, të enjten, disa ditë pasi ai pati një trajtim mjekësor për shkak të dhimbjes së gjunjëve, shkruan The Guardian.
Papa Françesku, 85 vjeç, ka qenë duke vuajtur prej kohësh nga dhimbjet në gjurin e majtë. Sot ai është parë duke lëvizur me karrocë në qytetin e Vatikanit. Papa do të mbante një takim me motrat e nderit, që i kishin shkuar për vizitë nga mbarë bota.
Në një intervistë me Corriere della Sera, të martën, Papa ka thënë se do t’i nënshtrohej një “ndërhyrjeje” të vogël, për shkak të një tendosjeje të ligamentit.
Në një takim me peshkopët e Sllovakisë javën e kaluar, Papa, i ulur në karrige, kërkoi falje që s’mund të çohej për t’i përshëndetur mysafirët.
“Kam një problem, ky gjuri nuk po më funksionon”, ka thënë ai, duke shtuar se “duhet t’i bindem drejtorit, që më ka thënë të mos eci”.
Një gazetë në Vatikan ka shkruar se motrat e nderit kanë duartrokitur gjatë derisa Papa Françeskut po lëvizte në karrocë. Atë po e shoqëronte asistenti i tij më i besuar.
Edhe pse ai lëvizur me karrocë edhe më herët, kjo ishte hera e parë që po paraqitej me një të tillë në publik.
Papa Francesku i ka thënë Corriere-s se ishte “gati të udhëtonte për në Moskë”, pasi kërkoi takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për gjendjen në Ukrainë, por, akoma nuk ka marrë një përgjigje. /Express