Lajme
Papa Françesku në spital
Demokracia
17:10 | 29 Mars 2023

Share:

Papa Françesku ka shkuar në një spital të Romës të mërkurën për disa teste të planifikuara, ka thënë Vatikani.

Vatikani nuk ka dhënë detaje vetëm se vizita e papës në spitalin “Gemelli” ishte “e planifikuar më herët”.

Papa 86-vjeçar kaloi 10 ditë në spital në korrik 2021 pas një operacioni në zorrën e trashë, raportoi AP.

Pak pas operacionit ai tha se ishte shëruar plotësisht dhe mund të hante në mënyrë normale, por në janar ai tha se iu ishte rikthyer divertikuloza.

Të ngjashme