Lajme
Papa Françesku: Lufta në Ukrainë është “një masakër e pakuptimtë”
Demokracia
14:27 | 20 Mars 2022

Share:

Papa Françesku e quajti luftën në Ukrainë “një masakër të pakuptimtë, ku mizoritë përsëriten çdo ditë”, në fjalimin dhe bekimin e tij javor të së dielës.

“I lutem të gjithë aktorëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme,” tha kreu i Kishës Katolike para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit pas lutjes së tij Engjëllor, shkraun CNN, transmeton Demokracia.com.

Ai ftoi “çdo besimtar dhe çdo komunitet” që t’i bashkohet atij më 25 mars, ditën e Shpalljes së Krishterë, “në kryerjen e një akti solemn të shenjtërimit të njerëzimit, veçanërisht të Rusisë dhe Ukrainës”.

Papa ka theksuarës kjo është një masakër e pajustifikuar dhe u ka kërkuar liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme” .

“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet. Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori,” ka thënë ai para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë gjatë fjalimit dhe bekimit të tij javor të së dielës./Demokracia.com/

Të ngjashme