Lajme
Papa Françesku feston sot 86-vjetorin e lindjes, nderon me çmimin “Nënë Tereza” të pastrehun që bënte bamirësi
Demokracia
17:31 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Papa Françesku festoi sot 86-vjetorin e lindjes, duke shpërblyer tre persona për punën e tyre bamirëse.

Mes tre personave që u shpërblyen për bamirësinë që kanë bërë ishte edhe një i pastrehë, i cili ndante lëmoshën e tij me të pastrehë të tjerë.

Papa i nderoi këta tre qytetarë me çmimin “Nënë Tereza”, në shenjë mirënjohjeje për bamirësinë dhe kontributin që kanë dhënë për komunitetin.

Dy qytetarët e tjerë që u nderuan janë një prift françeskian Hana Zalouf dhe sipërmarrësi italian Silvano Petrolo.

Në ceremoni Papa i puthi dorën të pastrehut./abcnews.al

 

Të ngjashme