Adrenalina që ka përfshirë Juventusin pas merkatos së janarit duket se ka përfshirë edhe Paulo Dybalan.
Sulmuesi 28-vjeçar ka rigjetur një ritëm fantastik në fushë dhe bashkëpunimi në fushë me Dushan Vlahoviçin ka qenë menjëherë fantastik.
Për më shumë, goli kundër Sassuolos ka qenë një tjetër sinjal se argjentinasi tashmë i ka lënë pas edhe përplasjet në distancë me administratorin Maurizio Arrivabene dhe nga burime pranë selisë së Juventusit vijnë lajme se tashmë Dybala ka vendosur që të pranojë ofertën e “Zonjës së Vjetër”.
Numri 10 është i bindur se Juventusi është ambienti ideal për të vazhduar karrierën, duke pranuar që të ulë edhe disi pretendimet e tij ekonomike për pagën vjetore. /Demokracia.com