Lajme
Pantina: Zajednica kalon edhe e zbaton edhe këndon
Demokracia
10:17 | 08 Shkurt 2023

Share:

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kalojë.

Në një shkrim në Facebook, Pantina ka shkruar se “Zajednica”, do të bëhet dhe se Qeveria Kurtit do ta bëjë atë duke kënduar.

“Zajednica, pardon Asociacioni kalon. Pra edhe e zbaton edhe kendon!” – ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se militantët e VV-së do t’ju bien tupanave.

“E militantet? …, epo ata ju bien tupanave.” – përfundon shkrimi i saj.

Ndryshe Qeveria Kurti ka prezantuar gjashtë pika para se të bëhet zbatimi i Asociacionit, ndërsa mbetet të shihet nëse këto pika do të pranohen nga ndërkombëtarët.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025