Lajme
Pantina: Qytetarët u japin bukë policisë, ndërsa 700 milionë euro në konto të Qeverisë
Demokracia
15:21 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u krenua se si lokalet po e furnizojmë Policinë e Kosovës me ushqime.

E ish-bashkëpartiakja e Sveçles ka thënë se shteti po turpërohet me pamje të tilla. Derisa sipas saj shteti ka buxhet të mjaftueshëm për t’u përkujdesur për pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Pantinës, pa ndërhyrje:

700 milion euro ne banke te shtetit, e policise buke ju japin bizneset🙈. Hore me tupan!

Të ngjashme