Lajme
Pantina: Kurti në SHBA duhet të shoqërohej nga afaristët, jo nga biznesmeni që e ka shef të stafit
Demokracia
13:58 | 16 Maj 2022

Share:

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e gjatë në SHBA.

Ajo ka thënë se në vizitën e tij të gjatë në SHBA, Kurti është dashur të takojë politikëbërës. Por, sipas saj, pasi fokusi i vizitës së tij janë vetëm bizneset, ai është dashur t’i ketë pjesë të delegacionit edhe afaristët kosovarë ose drejtuesit e Odave Ekonomike.

“Në vizitën e tij te gjate ne SHBA Kryeministri është dashur të takoj politik bërës. Megjithatë pasi fokus i vizitës së tij qenkan bizneset dhe krijimi i mundësisë që ata të investojnë në Kosovë, do ishte e udhës që në këto vizita të shoqërohej me afaristë kosovarë ose drejtuesit e odave ekonomike dhe shoqatat e bizneseve. Është e padrejtë që nga këto vizita të Kryeministrit të përfitojë vetëm një biznesmen e që është shef i kabinetet te tij”, ka shkruar Pantina. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme