Lajme
Pantina kujton premtimin e Qeverisë Kurti për të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës
Demokracia
15:43 | 12 Shkurt 2023

Share:

Anëtarja LDK-së, Shqipe Pantina, ka kritikuar Qeverinë Kurti për kushtet e punës së punëtorëve dhe mungesën e inspektorëve të punës.

Pantina në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Qeveria kishte premtuar se mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve të punës ishte prioritet i tyre.

“Por në realistet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes para ambasadave për viza pune edhe me të gjata”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme