Lajme
Pantina: Armend Muja ia servoi në pjatë një argument propagandues Vuçiqit
Demokracia
18:07 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Ish-deputetja Shqipe Pantina, ka reaguar pas shkrimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes Armend Muja, në të cilin ka propozuar disa emra që sipas tij duhet të arrestohen pasi janë të përfshirë në grupe kriminale.

Pantina në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Muja, sipas saj ka marrë, rolin e policit hetues dhe ka servuar një argument propagandues Presidentit serb.

“Deputeti Muja ne rolin e policit hetues paska publikuar nje liste te organizatave kriinale qe sipas tij operojne ne veri. Ky ja servon ne pjate edhe nje argument propagandes qe tashme po perdor Presidenti serb kunder instutucioneve te Kosoves. Shembull tipik se si “sillet ujku ne torishte”, ka shkruar Pantina.

Postimi i plotë i Pantinës:

Deputeti Muja ne rolin e policit hetues paska publikuar nje liste te organizatave kriinale qe sipas tij operojne ne veri. Ky ja servon ne pjate edhe nje argument propagandes qe tashme po perdor Presidenti serb kunder instutucioneve te Kosoves. Shembull tipik se si “sillet ujku ne torishte”. Katastrof🙈

Të ngjashme