Lajme
Pankarta anti-Kosovë në Rumani, Krasniqi: S’ka slogan që e ndryshon realitetin tonë
Demokracia
21:49 | 12 Shtator 2023

Share:

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë dalë nga fusha shkaku i banerit absolutisht të papranueshëm nga ana e tifozëve të Rumanisë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka shkruar se “S’ka slogan që e ndryshon realitetin tonë!”.

“Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!” – shkroi ndër të tjera ai.

Të ngjashme