Lajme
Paniku për bombë te hoteli në qendër të Tiranës, polica thotë se ishte alarm i rrejshëm
Demokracia
23:34 | 30 Maj 2025

Share:

Duket se ka rezultuar fals alarm për bombë tek një hotel në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të premte.

Punonjësja e hotelit alarmoi forcat e rendit pasi i njoftoi se dikush i kishte thënë se ishte vendosur eksploziv në parking.

Menjëherë policia evakuoi klientët ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe njoftimit të Policisë së Shtetit, pas kontrollit dhe veprimeve të forcave xheniere, nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes apo gjë e paligjshme.

“Në vijim të paralajmërimit paraprak për një telefonatë që raportonte vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit në rrugën “Abdi Toptani”, Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me forcat xheniere nuk është konstatuar asgjë të jashtëligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qarkullimi në zonë i është rikthyer normalitetit.

Të ngjashme