Sport
Panik te Manchester City, Guardiola u infektua në konferencës e Agueros
Demokracia
17:34 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Pep Guardiola është në pritje që të mësojë nëse është infektuar apo jo me COVID-19.

Trajneri spanjoll ka anuluar konferencën për shtyp të kësaj fundjave për ndeshjen me Njukasëll, pasi ka kryer tamponin si zakonisht dhe rezultati ka qenë “jo konkluziv”, duke mos përjashtuar mundësinë e infektimit.

Kampionati anglez është kthyer në një vatër infektimesh në periudhën e fundit me shumë klube që kanë raportuar për lojtarë apo pjesëtarë të stafit të infektuar dhe me ndeshje të shumta që u shtynë. Ndaj klubi ka vendosur që të mos rrezikojë me trajnerin, derisa të ketë sigurinë se Guardiola është negativ. Shqetësimi është rritur edhe për faktin se pjesëtarë të stafit të tij në ditët e kaluara kanë qenë mes atyre që janë infektuar me COVID-19.

Megjithatë, këtë radhë dyshimet nuk bien në një infektim brenda grupit, por te vizita në Spanjë që bëri trajneri dy ditë më parë. Guardiola shkoi në Barcelonë të merrte pjesë në konferencën e lamtumirës nga futbolli të Sergio Agueros dhe mediat angleze pretendojnë se gjatë këtij udhëtimi ai ka qenë në kontakt me një person të infektuar. /Demokracia.com

Të ngjashme