Sport
Panik te futbollistët e Chelseat, shkak shpërthimet e fuqishme në Abu Dhabi
Demokracia
16:16 | 09 Shkurt 2022

Share:

Dy shpërthime të forta kanë tronditur Abu Dhabin mbrëmë rreth orës 20:45.

Në këtë qytet tejet të ngarkuar, u dëgjuan shpërthime të forta, përcjell Demokracia.com

Ekipet e shumta të policisë dhe të shpëtimit kanë reaguar menjëherë dhe autostradat u mbyllën si masë paraprake.

Sipas informacioneve jozyrtare, shpërthimi i parë u dëgjua nga qendra tregtare.


Një nga shpërthimet u regjistrua në kamerat e çatisë së hotelit.

Supozohet se është në raketë ose një dron kamikaz.

Ndryshe, Kupa e Botës për klube po mbahet në Abu Dhabi.

Në këtë vend ndodhen edhe skuadra e Chelseat dhe Palmeiras.

Mediat braziliane raportojnë se një nga shpërthimet është dëgjuar në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e klubit brazilian dhe se ata janë të frikësuar./Demokracia.com/

Të ngjashme