Lajme
Panik në Paradën e Krenarisë në Manhattan e San Francisco, manifestuesit ngatërrojnë fishekzjarrët me armë
Demokracia
12:51 | 27 Qershor 2022

Share:

Për pak u kthyen në tragjedi dy Paradat e Krenarisë në Mahattan dhe San Francisco, pasi pjesëmarrit u terrorizuan nga zhurmat e fishekzjarrëve.

Të ndikuar dhe nga sulmet e fundit me armë në qytete të ndryshme të Amerikës, pjesëmarrësit në këto parada nisën të vrapojnë duke shkelur mbi njëri-tjetrin, pasi ngatërruan zhurmën e disa fishekzjarrëve me të shtëna.

Shefi i departamentit të policisë në Nju-Jork, Jeffrey Maddrey reagoi menjëherë duke thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi nuk pati asnjë të shtënë gjatë manifestimit, por vetëm zhurma mjetesh piroteknike. /A2CNN

Të ngjashme