Lajme
Panik në aeroplanin që ishte nisur nga Prishtina drejt Bazelit, rikthehet në pistë pas 40 minutave në ajër
Demokracia
23:41 | 18 Janar 2023

Share:

Një aeroplan që ishte nisur sonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyruar të kthehet sërish pas ngritjes në ajër.

Pas 40 minutave qëndrimi në ajër, aeroplani është ulur, pasi që një problem ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.

Si rezultat, mes udhëtarëve është shkaktuar panik dhe frikë.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga brenda aeroplanit në momentet që aeroplani është kthyer.

Të ngjashme