Lajme
Pamjet tregojnë hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainë dhe kufirin e saj me Rusinë
Demokracia
17:59 | 24 Shkurt 2022

Share:

Hapësira ajrore mbi Ukrainën dhe kufirin e saj me Rusinë është e zbrazët, sipas faqeve të internetit të gjurmimit të fluturimeve, mirëpo një trafik i rënduar ajror shihet jashtë këtij territori.

Imazhet nga ADS-B Exchange nuk tregojnë asnjë avion mbi Ukrainë, megjithëse faqja me burim të hapur nuk mund të shfaqë të dhënat e gjurmimit nga avionët që operojnë në zonë me vendndodhjen e transmetimit të fikur qëllimisht, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Fluturimet civile mbi Ukrainë, si dhe Moldavia në jug dhe pjesë të Rusisë, janë aktualisht të kufizuara.

Një njoftim për pilotët thotë: “Hapësira ajrore e Ukrainës është e mbyllur për fluturimet e aviacionit civil për shkak të pushtimit ushtarak të Federatës Ruse”.

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian paralajmëroi të enjten se “prania dhe përdorimi i mundshëm i një game të gjerë sistemesh luftarake tokësore dhe ajrore përbën një rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimit”.

Ka rreziqe për të fluturuar mbi zonat e konfliktit – siç ilustrohet nga rrëzimi i fluturimit 17 të Malaysia Airlines në 2014 mbi Ukrainën lindore nga një raketë, duke vrarë 298 njerëz. Zyrtarët perëndimorë dhe një hetim i udhëhequr nga Holanda thanë se presidenti rus Vladimir Putin mban përgjegjësinë për incidentin; Mirëpo Putin e ka mohuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme