Sport
Pamje të frikshme: Boksieri 24-vjeçar vdes pas goditjeve në kokë, gjyqtari s’e ndërpreu meçin, pavarësisht gjendjes së rëndë
Demokracia
12:02 | 04 Nëntor 2021

Share:

Boksieri i ri nga Zimbabveja, Taurai Zimunya (24), ka ndërruar si pasojë e goditjeve të shumta që ka marrë gjatë një dueli të zhvilluar në shtetin afrikan.

Shumë besojnë se kjo tragjedi mund të ishte shmangur.

Përkatësisht, tifozët e boksit në mbarë botën janë tronditur nga reagimi i gjyqtarit, i cili më herët është dashur ta ndërpresë meçin.

Zimunya mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë para se të rrëzohej.


Gjyqtari nuk ka reaguar, ndonëse dukej qartë se boksieri ishte tronditur rëndë.

Laërence Zimbudzana, sekretari i përgjithshëm i Bordit Kombëtar për Kontrollin në Boks, bëri të ditur se do të nisë një hetim për këtë rast.

Taurai Zimunyas i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë. /Demokracia.com

Të ngjashme