Lajme
Pamjet që të këpusin shpirtin, çfarë po ndodh në aeroportin e Kabulit
Demokracia
13:59 | 21 Gusht 2021

Share:

Skenat të rënda jashtë aeroportit të Kabulit tregojnë dramën që po përjetojnë veç të tjerash familje të tëra dhe fëmijët mes kaosit dhe të shtënave të herë pas hershme.

Njerëzit shtyhen të hyjnë në aeroportin, ku ushtrisë amerikane kontrollon vetëm mjediset e brendshme ndërsa perimetrin rreth tij e kanë në dorë talebanët.

Kjo është gjendja aktuale në dyert e aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit. Premtimet e talebanëve për kalim të sigurtë kontrastojnë thellë me realitetin. Frika dhe dëshpërimi mbizotërojnë mes njerëzve që shpresojnë t`i largohen jetës nën regjimin e ekstremistëve islamikë e kanë që të dielën që kërkojnë të ngjiten në ata që i shohin si avionët e “shpëtimit”.

Ofensiva e shpejtë e talebanëve i shokoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë të cilët ishin vetëm 2 javë larg përfundimit të tërheqjes nga vendi. Organizatat e të drejtave të njeriut i kërkuan presidentit Joe Biden ta zgjasë afatin e 31 gushtit për largimin e trupave amerikane nga Kabuli ku po garantojnë sigurinë e aeroportit për evakuimet. Shumë prej afganëve më të rrezikuar sipas AFP-së, mund të mos arrijnë të largohen prej andej deri në fundin e muajit nëse nuk shtohet ndjeshëm numri i fluturimeve.

Të ngjashme