Sport
Pamjet që dëshmojnë se Rrahmani ishte “heroi” i Napolit, momenti kur ia largon topin nga këmbët Ibrahimoviqit para golit
Demokracia
12:01 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani mbrëmë ishte ndër lojtarët më të mirë të Napolit në përballjen kundër Milanit.

Skuadra nga Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Napolitanëve iu mjaftoi goli i vetëm i Elmas i realizuar në minutën e pestë të takimit për të dalur “kokëlart” nga qyteti i modës.

Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë fitore, ndërsa bëri paraqitje mbresëlënëse duke e “blinduar” sulmuesin e rrezikshëm suedez, Zlatan Ibrahimovicin.

Ku përposë super paraqitjes, Rrahmani ia mohoi një gol gati të sigurtë suedezit.

Më poshtë mund ta shihni momentin kur Rrahmani bën ndërhyrje fantastike në Ibrahimoviqin. /Demokracia.com/

Të ngjashme