Lajme
Pamjet pas tërmetit po cisësohen si apokaliptike, edhe varret janë çarë në gjysmë
Demokracia
13:27 | 15 Shkurt 2023

Share:

Tërmetet e 6 shkurtit që tronditën kufirin turko-sirian kanë shkaktuar mbi 40 mijë viktima dhe shifra pritet të rritet.

Banorët e zonave të goditura janë ende në gjendje shoku dhe nuk arrijnë të shpjegojnë si duhet ndjesitë që iu ka lënë ngjarja e rëndë.

Një banor, Nuri Cihan, rrëfeu për CNN Turqi si u nda i gjithë fshati i tij përgjysmë. Madje edhe varrezat e fshatit u shkatërruan.

“Çarjet u krijuan në mëngjesin e tërmetit. Menduam se apokalipsi do të shpërthente. Të çarat ishin pak më të hapura, binte shi, dhe me kalimin e kohës filluan pasgoditjet”.

Lëkundjet e forta shkaktuan çara në varreza, dëmtime të disa varreve dhe copëtim të gurëve.

Nuri Cihan, i cili ka lindur dhe është rritur në fshatin Gökçedere, tregoi i emocionuar sesi ai dhe bashkëfshatarët e tij u bashkuan për të punuar për rregullimin e varreve.

 

Të ngjashme