Lajme
Pamjet nga organizimi i mbrëmshëm i serbëve nga Kosova për të shkuar në tubimin e Vuçiqit
Demokracia
10:53 | 26 Maj 2023

Share:

Dhjetëra autobusë u nisën pas mesnate nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e Veriut për në Beograd, kryesisht me punonjës të institucioneve publike, të financuar nga Republika e Serbisë.

Ata do të marrin pjesë në një protestë të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten në Beograd.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Ndërkaq, një grup tjetër i përbërë prej 13 të rinjsh serbë nga vendbanime të ndryshme të Kosovës, ditë më parë është nisur në këmbë drejt Beogradit dhe mbrëmë janë pritur nga Vuçiq.

Pamjet e mëposhtme janë publikuar nga Radio Evropa e Lirë:

Të ngjashme