Lajme
Pamjet nga luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, IDF-ja hedhë në erë një kompleks në Khan Younis
Demokracia
21:18 | 08 Janar 2024

Share:

Pjesëtarët e njësive elitare të ushtrisë izraelite (IDF) kanë zhvilluar luftime të ashpra kundër militantëve të Hamasit, në periferi të Khan Younis në veri të Gazës.

Trupat e njësisë Egoz kanë arritur të futen në shkollën që Hamasi e përdorte si strehë për militantët e saj.

Sipas IDF-së, ata kanë arritur të vrasin tre prej militantëve të Hamasit, dhe kanë gjetur sasi të konsideruar të armëve brenda kësaj shkolle.

Në anën tjetër edhe shtëpia e komandantit të Hamasit është bastisur, si pjesë e këtij operacioni ushtarak në Gazë.

E një video shfaq IDF-në duke kryer një shpërthim të kontrolluar – pra demolimin e një kompleksi që dyshohet se u përdor nga Hamasi si shtab i përgjithshëm. /Telegrafi/

Të ngjashme