ShowBiz
Pamjet komike tregojnë ‘vuajtjet’ e Kim Kardashian për t’u ngjitur shkallëve me fustan të ngushtë
Demokracia
18:44 | 26 Shkurt 2023

Share:

Kim Kardashian është fotografuar dhe xhiruar duke u përpjekur që të ngjitet shkallëve gjatë Javës së Modës në Milano, ndërsa një video është bërë virale në internet.

Se fustanet e Dolce & Gabbana nuk shkojnë mirë me shkallët e ka dëshmuar bukuroshja, e cila e ka pasur të vështirë të ngjitet shkallëve.

Pavarësisht vështirësive gjatë ngjitjes së shkallëve, Kardashian dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq dypjesësh nga Dolce & Gabbana.

Pjesa e sipërme ishte një bralet, kurse pjesa e poshtme e fustanit ishte e gjatë deri në dysheme, me një prerje shumë të ngushtë.

42-vjeçarja e ka kompletuar veshjen e saj me një mini çantë Dolce & Gabbana dhe një palë taka të zeza.

Të ngjashme