Disa pamje që të thyejnë zemrën janë bërë publike nga mediat ukrainase, ku duken disa arkivole të viktimave civile të vendosur në një hendek të gërmuar, në qytetin e Chernihiv, Ukrainë.
Viktimat mes civilëve sa vinë e shtohen, ndërsa kryebashkiaku Vladislav Atroshenko ka deklaruar se varrezat e qytetit nuk mund të përdoren më për shkak të bombardimeve të shumta.
Ai konfirmoi se trupat po vendosen në rreshta dhe se varrmihësit po vendosin shenja me emrat e të vdekurve pranë arkivolit të tyre, në mënyrë që ata të mund të identifikohen më vonë dhe të rivarrosen pas luftës.
“Ne nuk mund të përdorim as varrezat tona në Yatsevo sot. Ne po përdorim përkohësisht varrezat në Yalovshchina,’ tha ai, sipas gazetës ukrainase Gordon.
“Eskavatori hap hendeqet, ne vendosëm trupa në një rresht dhe vendosëm tabela me emrat e atyre që u varrosën për t’i identifikuar dhe rivarrosur më vonë. Është e tmerrshme. Është gjenocid i vërtetë, shfarosje absolutisht e vetëdijshme e ukrainasve.”- tha ai.