Lajme
Pamjet e tmerrshme nga civilët e vrarë gjatë bombardimeve sot
Demokracia
15:58 | 06 Mars 2022

Share:

Publikohen pamje të tjera rrëqethëse nga Ukraina, ku edhe këtë të diel, Rusia ka prishur armëpushimin e ri të vendosur gjatë të cilit qytetarët do të mund të largoheshin nga Mariupoli.

Në këto foto e video, qytetarët ukrainas të Irpin vrapojnë të shpëtojnë jetën e tyre por forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë ‘korridorin e gjelbër’ duke vrarë civilët.

Në foto duken pamjet e tmerrshme të të vrarëve në rrugë, e rreth tyre valixhet që kishin bërë gati për t’i ikur luftës.

Autoritetet ukrainase konfirmuan se në Irpin u vranë të dielën tre persona, mes tyre dy fëmijë.

Sipas mediave të huaja, forcat ruse po rrahin qëllimisht civilët që përpiqen të largohen nga Irpin këtë mëngjes.

“Një grua, një djalë, një vajzë adoleshente më vdiqën para syve dhe një burrë u plagos rëndë. Duhet të ketë qenë një familje…”, shkruan gazetari Andriy Dubchak, i cili ishte në vendngjarje dhe postoi këtë video të tmerrshme në rrjetet sociale.

Sipas The Guardian, gjatë armëpushimit të ri këtë të dielë pritej të evakuoheshin 400,000 persona.

Të ngjashme