Sport
Pamjet e reja: Momenti kur Payetin e “lëshuan nervat”, i gjuan fansat me dy shishe para eskalimit të situatës
Demokracia
17:17 | 23 Gusht 2021

Share:

Ndeshja e Ligue 1 ndërmjet Nices dhe Marseilles u përcoll me përleshje masive në mes tifozëve vendas dhe futbollistëve mysafirë.

Kur kishin mbetur diçka më pak se 20 minuta deri në fund, futbollisti i Marseille, Dimitri Payet mori rrugën për të gjuajtur një këndore, përcjell Demokracia.com.

Në atë moment, tifozët vendas filluan të gjuanin gjë sende në drejtim të tij e njëri nga ta edhe e qëlloi në trup francezin.

Këtë të fundit e “lëshuan nervat” në atë moment dhe iu kundërpërgjigj atyre duke i hedhur dy shishe në drejtim të tyre.

Kjo mjaftoi që situata të dilte jashtë kontrollit, derisa tifozët “pushtuan” fushën në drejtim të tij.

Momenti kur Payet hedh dy shishe në drejtim të tifozëve. /Demokracia.com

Të ngjashme