Lajme
Pamje të tmerrshme| Netanyahu publikon fotografi të foshnjave të masakruara nga terroristët e Hamasit
Demokracia
18:03 | 12 Tetor 2023

Share:

Zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar katër foto të krimit çnjerëzor të terroristëve palestinezë të Hamas në sulmin që nisi të shtunën.

Sulmi që nisi të shtunën nga Hamas ka rezultuar deri tani me 1300 viktima izraelite, kryesisht civile.

Për vrazje mizore e kidnapime u njoftua që në fillim por të martën u kuptua që Hamas ishte shfrenuar në masakra fëmijësh, foshnjash, gra e pleqsh pa diskriminim e tortura monstruoze.

Foshnja pa koka u raportuan nga vendi i ngjarjes në vendbanimin Kfar Aza ku ishin vrarë 40 foshnje e fëmijë dhe kufomat e tyre ishin gjetur të djegura e me koka të prera.

“Ja disa prej fotografive që kryeministri Benjamin Netanyahu i tregoi Sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinke. Vërejtje: Këtë jan fotografi të foshnjave të vrara dhe djegura nga përbindëshat. Hamas janë çnjerëzore. Hamas është ISIS.”

Ishte kryeministri izraelit Netanyahu që takoi Sekretarin e Shtetit Amerikan, Blinken të enjten dhe siç njoftoi këto janë vetë disa prej dëshmive që i janë treguar kryediplomatit amerikan.

 

Të ngjashme