Lajme
Pamje të rralla të jetës që bëjnë shqiptarët në Siri
Demokracia
08:24 | 26 Shtator 2022

Share:

Në qytetin e Idlibit në Siri janë të vendosur edhe një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Shqipëria. Grupi ushtarak tanimë njihet me brendin “Albanian Tatical”.

Zona ende kontrollohet nga forcat që po rezistojnë regjimin e Qeverisë së Bashar Al-Asadit, përfshirë shqiptarët.

InDoks e ka përcjellë këtë grup për muaj të tërë. Në këtë episod për herë të parë sillen para publikut pamje ekskluzive nga jeta e tyre atje. Aktivitetet. Përgatitjet ushtarake. Dhe brendi i ri ushtarak që kanë krijuar aty, i quajtur ‘Albanian Tactical’.

Burrat shqiptarë që jetojnë atje, disa me familjet e tyre, aktivitet të tyre e kanë edhe sigurinë. Ata kujdesën që nga pamjet që i ndajnë me njëri-tjetrin të mos iu zbulohet identiteti.

Në raste shumë të rralla dëgjohet edhe zëri i tyre i pa-mbuluar, kurse fytyrat dhe pjesët tjera që mund të ua ekspozojnë identitetin i ruajnë edhe në komunikim mes vet.

Pjesë e rutinës së tyre, përkatësisht e pjesëtarëve të cilët nuk kanë marrë pjesë në patrullim gjatë natës të kujdes për përgatitjen e armëve.

Pasi ti kenë përgatitur armët e pastruar to, kohë pas kohe këta pjesëtarë të ‘Albanian Tactical’, por jo vetëm ata, së bashku edhe me pjesëtarë të tjerë të rebelëve që kontrollojnë Idlibin, bëjnë ushtrime në qitje. Janë ushtrime të tensionuara sikur në betejë të vërtetë.

Nga komunikimet qe ata ndajnë mes vete në grup, rrugën për tek vend-ushtrimet e bëjnë me kamionë. Në njërin prej tyre madje kanë improvizuar edhe një pajisje klimatizimi.

Disa pjesëtarë më të dalluar të grupit, kanë lejen që të shkojnë edhe deri në kufi të qytetit, aty ku kontrollin e ushtrojnë drejtues të rebelëve e që nuk janë shqiptarë.

InDoks ka siguruar këto pamje ku një prestar i “Albanian Tactical” udhëton drejt istikameve në kufi të qytetit. E filmon rrugën që e bën me motoçikletë drejt tek pika e bunkerët.

Idlibi është një nga qytetet që ka strehuar mijëra familje refugjatëve të ikura nga regjimi i Bashar Al Asadit, pasi që mbetet një nga vendet e pakta që ende kontrollohet nga rrebelët kundër tij. Por, duke pasur parasysh që furnizimet aty vështirësohen për shkaqe sigurie, mediat ndërkombëtare në vazhdimësi kanë raportuar për krizë humanitare në këtë kamp. E sidomos në kohën e pandemisë që shkaktoi Covid-19.

Mëngjeset e këtyre shqiptarëve në Idlib të Sirisë nuk dallojnë shumë nga mëngjeset e shqiptarëve nëpër qytetet në Ballkan ku ka xhami. Nuk dallojnë prej Prishtinës. Ato nisin me ezanët që thirren nëpër xhami të ndryshme të këtij qyteti.

Por, këto momente qetësie, sipas videove që ata shpërndajnë mes vete, dinë që të prishen me momente. Kryesisht nga sulmet që në këtë qytet i kryejnë forcat ruse që ende vazhdojnë ta ndihmojnë regjimin e Asadit.

Në të tilla raste, siç shihet në këto pamje, “Albanian Tactical” janë të gatshëm për të reaguar.

Për të organizuar këtë mbrojtje, e madje edhe operacione sulmi, ‘Albanian Tactical’ shpërndajnë mes vete video e materiale të tjera trajnimi. Është kjo njëra ndër videot që ata kanë shpërndarë e që për çudi, është në gjuhën sllave. Madje, edhe pjesët ku ata japin urdhrat për të u koordinuar ekipi shulmes.

Ky grup i shqiptarëve në Idlib të Sirisë pos videove në gjuhë sllave, megjithatë për nevoja të tyre ka krijuar edhe video komplet në gjuhën shqipe. Në njërën video të cilën ata e kanë shpërndarë mes vete shihet se si mësohen se si ta përshtatin një armë për nevoja personale. Ata trajnojnë pjesëtarët e tyre edhe për mënyrë se si ajo të përdoret në situata të ndryshme në betejë.

Të ngjashme