Lajme
PAMJE TË RËNDA| Momenti kur çifti dhe foshnja e tyre goditen nga vetura “G Class” në Tiranë
Demokracia
17:04 | 08 Maj 2022

Share:

‘Top Channel’ ka arritur të sigurojë videon e aksidentit të sotëm në rrugën e ‘Kavajës’ ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.

Siç shihet edhe në video, makina ishte me shpejtësi të lartë teksa nuk ka frenuar aspak në vijat e bardha.

Shoferi i automjetit “G Class” është vënë në pranga.

Familja u aksidentua nga automjeti që drejtonte Sulejmani ndërsa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Pas ngjarjes,39-vjeçari u largua dhe i la të lënduarit në vendin e ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën, më pas të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës.

Autori rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

Të ngjashme