Sport
Pamje të rënda| Momenti i përleshjes mes tifozëve në Tiranë ku një qytetar shqiptar mbeti i lënduar rëndë
Demokracia
22:31 | 24 Maj 2022

Share:

Një përleshje mes tifozëve holandezë dhe disa qytetarëve shqiptarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, një natë para finales së Ligës së Konferencës.

Mediat shqiptare raportuan se si pasojë e përleshjes me tifozët e Feyenoord, një qytetar shqiptar është dërguar në spital dhe se gjendja e tij ishte e rëndë, shkruan Demokracia.com.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e përleshjes në një rrugë të kryeqendrës shqiptare mes tifozëve holandezë dhe disa shqiptarëve.

Në pamje shihet një përleshje brutale, ku janë përdorur edhe karriget e një kafiterie ku ishin të vendosur tifozët holandezë të Feyenoordit.


Roma dhe Feyenoord do të përballet në finalen e Ligës së Konferencës të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 20 Qershor 2024
Sport • 20 Qershor 2024