Lajme
Pamje të reja| “Përgjaket” ambasadori rus nga protestuesit në Poloni
Demokracia
13:04 | 10 Maj 2022

Share:

Ambasadori i Rusisë në Poloni është sulmuar me bojë të kuqe nga protestuesit gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur teksa ky i fundit nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në ditën e Fitores së Moskës.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja turmat bërtisnin ‘fashistë’ ndaj Sergej Andrejevit derisa e rrethuan atë. Kjo vjen pas 10 javësh lufte brutale në Ukrainë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.

Siç shihet në video ambasadori rus duket se është i vendosur në qëndrimin e tij, edhe pse vijon të ngjyroset me bojë të kuqe qëndron i palëvizur.

Më 9 maj, rusët shënojnë Ditën e Fitores, apo ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në Sheshin e Kuq të Moskës.

Të ngjashme